Ballina Aktualitet Prej nesër shkurtohet ora policore, edhe në fundjavë

Prej nesër shkurtohet ora policore, edhe në fundjavë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi për lehtësime të lëvizjes së qytetarëve bazuar në rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse. Kështu ora policore nga e hëna në të premte do të jetë prej orës 19:00 – 05:00, e shtunë ora policore fillon prej orës 15:00 – 05:00, e diel – 24 orë policore. (Përjashtime për personat e moshuar si dhe për personat deri në 18 vjeç). Vendimi hyn në fuqi nga e nesër, e enjte, 23.04.2020.

Komunikata e Qeverisë:

⛔Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten.
📎Gjatë vikendeve lëvizja e qyterarëve do të kufizohet nga ora 15:00 ditën e shtunë deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

⛔Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore prej orës 12:00 deri në orën 5:00 të ditës së ardhshme do të jetë e kufizuar!
📎Gjatë vikendeve nga ora 11:00 ditën e shtunë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

⛔Të rinjtë deri në moshën 18 vjet, nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore 19:00 deri 13:00 të ditës së ardhshme nuk do të mundë të lëvizin.
📎Gjatë vikendeve ndalohet lëvizja ditën e shtunë nga ora 05:00 deri ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri ora 05:00 ditën e hënë.

⛔Ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës se Maqedonisë së Veriut, nga ora 19:00 deri 05:00 të ditën e nesërme.
Vendimet hynë në fuqi nga data 23.04.2020

Video bonus

https://youtu.be/jfU-Z_iWphY

https://youtu.be/OKHGGyeHS1Q

https://youtu.be/ApywK8WjF7I