Top Story do të pasqyrojë pamje ekskluzive brenda pavionit të infektivit, në Spitalin Nënë Tereza, aty ku mbahen dhe trajtohen prej 2 muajsh pacientë të prekur nga Covid-19.
Gazetarët kanë filmuar dhomat e izolimit, aparaturat që përdoren për trajtimin e virusit, kanë intervistuar pacientët dhe mjekë, të cilët kanë shpjeguar rastet e të infektuarëve, që nga faza fillestare e deri tek procesi i intubimit.
Pjesë e dokumentarit janë edhe rrëfimet prekëse të mjekëve, të cilët prej muajsh janë larguar nga familjet e tyre ndërsa çdo ditë janë në betejë me virusin vdekjeprurës.
https://youtu.be/82pEUwi32PY