Gjermania është bllokuar në recesionin më të thellë që nga lufta e Dytë Botërore, për shkak të pandemisë Covid-19, u shpreh ministri i Ekonomisë.
Në muajin prill, vendi regjistroi 2 milionë e 639 të papunë, ose 5.8% raportoi zyra e punës. Kreu i zyrës së punës u shpreh se për skemën mbështetëse do të përdoreshin 26 miliardë euro, nga rezervat.
Papunësia në Gjemani do të ishte akoma më dramatike nëse qeveria nuk do të kishte vënë në zbatim skemën për punë në një kohë afatshkurtër, që po u siguron vende pune miliona njerëzve, deklaroi ministri i Punës, Hubertus Heil.
Ministri deklaroi se situate është e paqartë dhe nuk dihet deri kur mund të zgjasin rezervat e kësaj skeme, e ndoshta do të duhet të riorganizohet likuiditeti për këtë skemë. Kjo skemë parashikon punë me orar të reduktuar, por i garanton punonjësve qëndrim në listpagesat e kompanive.