Ballina Bota Koronavirusi dhe kultura arabe e sekretit

Koronavirusi dhe kultura arabe e sekretit

Nga Dr. Ed Cohen

Keqinformimi është një shtyllë e qeverisjes në shumicën e regjimeve arabe. Kushdo që përpiqet të ndjekë ngjarjet e tanishme në botën arabe mund të ngatërrohet duke besuar se familjet mbretërore dhe liderët politikë nuk sëmuren kurrë. Sëmundjet mes zyrtarëve trajtohet si një sekret shetëtror, me gjasë për të shmangur një imazh dobësie që mund të nxisë përpjekje për grushte shteti. Edhe pa këtë shqetësimi, një imazh i fortë dhe i respektuar personal vlerësohet shumë mes liderëve arabë dhe ata përpiqen shumë ta ruajnë atë.

Shumica e tyre lyejnë flokët për të minimizuar dukjen e plakjes, në botën arabe, mosha e madhe simbolizon dobësinë, kur në kulturën perëdnimore ajo shpesh ajo tregon mençuri dhe një sens përvoje të pasur jetësore. (Mahmoud Abbas, presidenti i Autoritetit Palestinez, është një ndr të paktit liderë arabe që mban ngjyrën natyrale të flokëve të tij). Sëmundja që prek një lider arab zakonisht i mbahet sekret publikut. Një lider arab qëndron mesatarisht në pushtet për më shumë se 30 vjet. Ata përdorin thuajse pa dallim spitale dhe kujdesin mjekësor jashtë kufijve të tyre.

E bëjnë këtë për dy arsye: së pari nuk i besojnë sistemeve shëndetësore lokale dhe së dyti, ata i tremben imazhit negativ publik që mund të shoqërojë lajmet për sëmundjen e liderit.

Shumë liderë arabë kanë kërkuar trajtim mjekësor jashtë. Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak e kishte zakon të merrte kujdes mjekësor në Gjermani, Hashemitët, familja mbretërore jordaneze e merr kujdesin mjekësor fillimisht në Britaninë e Madhe. Mbreti jordanez Hussein u trajtua në New York dhe familjet mbretërore kuvajtiane dhe saudite dihet se shkojnë në ShBA për trajtimin mjekësor. Lista vazhdon kështu.
Një rast interesant që ilustron mosbesimin e liderëve arabë në stafin mjekësor arab, pavarësisht se ku ndodhen, është ai i presidentit algjerian, Abdelaziz Bouteflika.

Në shtator 2018, ndërsa po merrte trajtim urgjent në Gjenevë, stafi zviceran i spitalit u befasua kur pa vëllain e Bouteflikas që hyri brends dhe kërkoi të mbante larg liderit algjerian një doktor dhe infermiere me origjinë nga Tunizia dhe Maroku.

Pjesa më e madhe e mediave në vendet arabe është e kontrolluar nga shteti dhe ato shërbejnë për të mbrojtur dhe ruajtur regjimin në fuqi. Zakonisht është një përfaqësues zyrtar nga qeveria roli i të cilit është të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me transmetuesit dhe të autorizojë çdo përmbajtje që i përcillet publikut dhe që shihet me dyshim. Shërbimet sekrete në vendet arabe u krijuan kryesisht për të mbrojtur regjimet nga kërcënimet e brendshme.

Në botën arabe, media nuk e kritikon qeverinë – përkundrazi ato janë zëdhënëe të regjimeve. Kushdo që guxon të flasë hapur kundër regjimit ka shumë gjasë që ta gjejë veten në burg apo të dëbuar nga vendi. Qytetarë që dëshirojnë të shprehin opinionet e tyre duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mediat sociale po ashtu. Ata mund të përballen me dënime të ashpra dhe edhe me vdekjen për postimin e opinioneve kritike ndaj regjimit.

Për momentin, liderët arabë nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të qëndrojnë në shtëpi kur kanë nevojë për kujdes mjekësor. Vendet perëndimore kanë mbyllur kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe spitalet e tyre po punojnë në kapacitet të plotë. Edhe nëse ndonjë lider arab do ja dilte të largohej nga vendi në këtë kohë, media – e censuruar nga regjimi – do të raportonte me gjasë se këto janë raportime të pavërteta dhe se lideri është brenda vendit.

Aktualisht qarkullojnë zëra në mediat sociale arabe sipas të cilave disa drejtues të disa familjeve mbretërore kanë braktisur vendet e tyre nga frika e infektimit me koronavirus. Këtu përfshihen mbreti jordanez Abdullah, që dyshohet se ka shkuar në ishullin Ascension dhe mbreti saudit Salman bin Abdulaziz al-Saud që thuhet se ndodhet në një ishull në Detin e Kuq.

Informacioni i saktë për gjendjen është përherë i vështirë të gjendet në botën arabe. Keqinformi apo dizinformimi është një parim themelor i kulturës politike të regjimeve autoritare arabe. Kjo është veçanërisht evidente sot, kur është e pamundur të rrokësh një sen stë besueshëm të masës reale të epidemisë së koromavirusit dhe vdekjeve në botën arabe.

Burimi: Besa Cente

Përkthimi: ResPublica