Tabloidi gjerman “Bild” sjell një histori të pabesueshme me një futbollist që prej thuajse 5 vitesh konsiderohet i vdekur, por, në fakt, është si kokrra e mollës dhe jeton e punon i qetë në zonën e Ruhrit në Gjermani.
Bëhet fjalë për Hiannick Kamba, ish-futbollistin kongolez, i cili ka luajtur deri në skuadrën e të rinjve të Schalke 04 (shok ekipi me portierin e Bayernit, Manuel Neuer), për ta vijuar më pas karrierën në futbollin amator. Sipas “Bild”, e gjithë historia ka të bëjë me ish-partneren e futbollistit, e cila kishte shpikur vdekjen për të përfituar siguracionin e jetës së Kembas.
Në vitin 2016, kur u njoftua vdekja e tij në një aksident automobilistik në vendlindjen e tij Kongo, Schalke e kishte kujtuar me emocione.
Por kush ka qarë disa vite më parë, tani mund të buzëqeshë, sepse Kemba, 33 vjeç, është gjallë dhe punon për një kompani elektrike në Ruhr, në zonën e Gelsenkirchen.
Tashmë Hiannick Kamba duhet të përgjigjet para gjyqit, pasi akuzohet se ka mashtruar për të përfituar në mënyrë të padrejtë siguracionin e jetës, sigurisht falë bashkëpunimit perfekt me ish-partneren e tij.
Tani që Manuel Neuer e mori vesh lajmin e mirë, u shpreh: “Jam vërtet shumë i kënaqur që është ende gjallë. Lajmi i vdekjes së tij më pat shokuar.”