Ballina Bota Studimi: Ky shtet mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit në...

Studimi: Ky shtet mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit në botë

Brazili raportoi 881 vdekje të tjerë si shkak i koronavirusit dhe rreth 10,000 raste të reja të martën, duke konfirmuar kështu vendin si epiqendra e radhës së Covid-19 në botë.

Gjithsesi, në një kohë që presidenti i vendit Jair Bolsonaro vazhdon që ta konsiderojë virin si një “grip të vogël”, studimet e bëra së fundmi tregojnë se virusi korona ka nisur të përhapet në vend shumë me herët nga ç’mendohej, shkruan abcnews.al

Dhe, ekspertët e shëndetit publik thonë se shkalla e vërtetë e krizës në vend është shumë, shumë herë më e madhe nga sa paraqitet në shifrat zyrtare.

Të 9,258 rastet e reja me koronavirus të konfirmuara nga ministri i Shëndetësisë në Brazil të martën tregojnë se vendi e ka kaluar Gjermaninë enë terma të numrit të të infektuarve dhe është në të njëjtën situatë me Francën, një vend që shihet si një nga më të goditurit nga pandemia në Evropë.

Numri i viktimave në Brazil, që tashmë arrin në 12.400, do të thotë se tashmë është vendi i gjashtë me i goditur në botë nga virusi.

Një model i vdekshmërisë nga koronavirusi i bërë nga Instituti i Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit (IHME) të Universitetit të Uashingtonit parashikon më shumë se 88,000 vdekje do të jenë regjistruar nga Covid-19 në Brazil deri në gusht.

Por, ka të tjerë që besojnë se bilanci mund të jetë akoma më i lartë.

“Brazili me shumë mundësi është epiqendra e radhës e pandemisë në botë,” deklaroi Luciano Cesar Azevedo, një mjek që trajton pacientët me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv në São Paulo.

Sipas tij, “Brazili mund të regjistrojë deri në 100,000 vdekje.”