Presidenti Donald Trump nuk tërhiqet nga ideja e vet për ta bërë përgjegjëse Kinën për situatën që po përjeton SHBA dhe i gjithë globi sot.
Ai u shpreh se po shqyrton mënyrat për ta goditur vendin nga nisi pandemia për menaxhimin që i bëri krizës.
“Ka plot gjëra që mund të bëjmë,” tha Presidenti Trump për rrjetin Fox Neës. “Mund të presim plotësisht marrëdhëniet”.
“Po t’i presim ja çfarë ndodh: kursejmë 500 miliardë dollarë,” tha presidenti, pa e bërë të qartë se si e llogariti këtë shumë.
Administrata Trump po analizon mënyra për të ndëshkuar Pekinin për atë që e ka cilësuar si fshehje informacioni lidhur me virusin në fund të vitit të kaluar dhe fillim të 2020 kur po përhapej epidemia në Ëuhan, më pas në Kinë dhe pastaj në të gjithë globin.
Shtetet e Bashkuara mund t’u japin amerikanëve të drejtën të hedhin Kinën në gjyq për dëmshpërblime lidhur me pasojat e COVID-19 në ekonomi dhe në jetë njerëzish.
Deri tani SHBA numëron 84 mijë të vdekur, numri më i lartë i viktimave krahasuar me çdo vend tjetër. Sipas disa parashikimeve pritet që deri në gusht të vdesin 147 mijë vetë. Kina vetë ndërkohë, raporton vetëm 4.600 vdekje nga Covid 19.
Mendohet se SHBA mund të vendosë gjithashtu sanksione, apo ndalim udhëtimesh në Kinë ndërkohë që ua kufizon mundësinë bizneseve amerikane t’u japin kredi kompanive kineze.
Në fillim të kësaj jave, Trump dha urdhër që një fond pensionesh për punonjësit qeveritarë të tërhiqte 4 miliardë dollarë të investuara në kompani kineze, me argumentin se Kina paraqet rrezik për investime dhe për sigurinë kombëtare.