Qeveria në mbledhjen e sotme derisa ka analizuar situatën rreth pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, ka vendosur që të kërkojë që gjendja e jashtëzakonshme në vend të zgjas edhe 30 ditë të tjera, gjegjësisht deri kah mesi i qershorit.
Kjo do të propozohet edhe në Këshillin e Sigurisë të thirrur për sot nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.