Institutin për Shëndet Publik gjatë ditës së sotme ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 2 në Shkup, 1 në Shtip, 4 në Prilep, 2 në Veles dhe 2 në Koçani.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 549 testime 209 prej tyre nga skriningu ndërsa pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 40 raste prej të cilëve 1 rast nga skriningu. Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë,1 në Veles, 1 në Manastir.
Brenda 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.898 prej të cilëve 1.378 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 111 kurse aktualisht aktiv janë 409 raste.