Këto pamje katastrofike vijnë nga shteti i Michiganit në SHBA. Pjesa qendrore e vendit është përmbytur krejtësisht , duke detyruar më shumë se 10 mijë banorë që të evakuohen.
Dy diga me strukturë të dëmtuar, përgjatë lumit Tittabawasse u përmbytën për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të cilat zgjatën disa ditë.
https://youtu.be/EDKlh6KHCDY
Dhjetëra ura janë shkatërruar e disa zona janë zhytur nën 2.5 metër ujë. Guvernatorja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisjen e hetimeve.
“Nuk mund ta besoj që në mesin e një pandemie, na duhet të përballemi edhe me një përmbytje të jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur në 500 vjet.”
Presidenti Donald Trump shfrytëzoi situatën për të kritikuar guvernatorin, e cila nuk e mbështet ende daljen e vendit nga izolimi për shkak të pandemisë, ndërkohë që pothuajse të gjitha shtetet janë rihapur pjesërisht.
https://youtu.be/16-e-WbJ7TY
https://youtu.be/wrpIN0lZhSU
https://youtu.be/y2K879DFXxg