Ballina Bota ANALIZA: Si paraqitet situata e koronavirusit në SHBA në krahasim me vendet...

ANALIZA: Si paraqitet situata e koronavirusit në SHBA në krahasim me vendet e tjera?

Dy ditë pasi SH.B.A. regjistroi rastin e parë me  koronavirus, Donald Trump tha se situata ishte “plotësisht nën kontroll” dhe siguroi popullin se “do çdo gjë do të shkonte mirë”.

Kanë kaluar 4 muaj dhe virusi është përhapur në të gjithë Amerikën, duke shkaktuar  100,000 viktima dhe  më shumë se 1.6 milion raste të konfirmuara, shkruan BBC.

Si paraqitet situata në SHBA në krahasim me vendet e tjera?

Numri i viktimave në SHBA u bë më i larti në botë në fillim të prillit dhe është rritur në mënyrë dramatike që nga ajo kohë.

Presidenti Donald Trump fillimisht tha se “nga 50 deri në 60,000” njerëz mund të vdisnin gjatë shpërthimit, por në maj ai tha se me shpresë  numri i tyre do të ishte më i ulët se 100,000, raporton abcnews.al

Në vend që të përqendrohet tek viktimat, Trump ka preferuar t’i referohet shkallës së vdekshmërisë – ky është numri i njerëzve që kanë vdekur në lidhje me popullsinë e vendit, duke deklaruar se SH.B.A.-ja ka trajtuar virusin në mënyrë më efektive në krahasim me  disa kombe të tjera.

Grafiku më poshtë tregon vendet me numrin më të lartë të vdekjeve dhe, në të djathtë, nivelin e vdekshmërisë së tyre.

Belgjika, me një popullsi prej 11.5 milion, rreth 80 njerëz në çdo 100,000 kanë vdekur gjatë shpërthimit të koronavirusit ndërsa SHBA, me një popullsi prej rreth 330 milion, rreth 30 njerëz në çdo 100,000 kanë  vdekur, raporton abcnews.al

Por nëse e i hedhim një sy New Yorkut- shteti i goditur më shumë në SH.B.A. – shkalla e vdekshmërisë është afër 150 njerëz në çdo 100,000, gjë që tregon se ka shumë ndryshime në të gjithë SHBA.

Një nga problemet me krahasimin midis  vendeve është se shumë prej tyre raportojnë viktima në mënyra të ndryshme. Për shembull, Belgjika ka përfshirë vdekje kur koronavirusi dyshohej të ishte i pranishëm, por kurrë nuk u konfirmua asnjë provë. Disa shtete amerikane regjistrojnë vdekjet në këtë mënyrë, por jo të gjitha.

Ka pasur gjithashtu pyetje nëse të dhënat zyrtare nga disa vende mund të besohen. Kritikët e Kinës në veçanti e kanë akuzuar atë  për një raportim të ulët të numrit të viktimave.

Një çështje tjetër është që vendet mund të jenë në faza të ndryshme të një shpërthimi. Në shumë vende europiane është e qartë se numrat e rasteve ditore po bien ndjeshëm dhe ato po e kalojnë kulmin. Por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për SHBA për momentin.

Disa vende në Europë patën shpërthime në të njëjtën kohë si SH.B.A. dhe të gjithë ato vende kanë vënë re që numri i vdekjeve është rritur shumë shpejt ka kaluar kulmin dhe më pas ka rënë. Në SHBA nuk ka ndodhur kjo, raporton abcnews.al

Një nga arsyet që numri i vdekjeve të përditshme në SH.B.A është më i lartë, është popullësia e vendit.

Në New York, virusi u përhap shpejt dhe arriti kulmin në fillim të prillit. Megjithatë, në pjesën tjetër të SH.B.A.-së, numri i vdekjeve të përditshme ka qenë i ngadaltë dhe në rënie.

Disa shtete të tjera që u prekën shumë nga koronavirusi si Luiziana dhe Michigan, gjithashtu kanë parë një rënie të konsiderueshme të numrit të vdekjeve të përditshme si ajo në New York.

Por ndërsa situata në ato shtete është përmirësuar, të tjerët janë përkeqësuar. Rreth një e treta e të gjitha shteteve kanë regjistruar më shumë viktima javën e kaluar në krahasim me një javë më parë, me Rhode Island, Mississippi dhe Ohio.

Sh.B.A  ka përparësi në testim

Javët e fundit, Presidenti Trump ka folur për numrin e testeve që janë kryer në SH.B.A. Të dhënat më të fundit tregojnë se SH.B.A. ka realizuar rreth 15 milion teste deri më tani.

Kjo shifër vendos SH.B.A.-së përpara vendeve të tjera përsa i përket testimit.

Vendet që realizuan testimet më herët dhe përdorën gjurmimin e kontaktit kanë qenë më të suksesshmit në ngadalësimin e përhapjes.

Për shembull, në Korenë e Jugut, ata kryen shumë testime  në fillim të  shpërthimit dhe arritën të mbajën nën kontroll virusin. Më pak se 300 njerëz kanë vdekur në vend, i cili ka një popullsi prej rreth 50 milion banorësh.

Por siç tregon grafiku i mësipërm, zyrtarët me të vërtetë rritën numrin e testimeve disa javë pas viktimës së parë në SHBA.

Zyrtari i lartë shëndetësor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, pranoi në fillim të marsit se sistemi i testimit ishte “kishte dështuar” dhe se SH.B.A. nuk ishte në gjendje të furnizonte vendin me teste në krahasim me vendet e tjera.

Nëse shifra 15 milion është e saktë, kjo do të thotë që vetëm 4.5% e popullsisë është testuar.

Po çfarë ndodhi më pas në SHBA?

Numri i viktimave është ende në rritje, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë, dhe sipas parashikimeve nga Shtëpia e Bardhë parashikohet se mund të ketë afro 150,000 viktima deri në gusht.

Më shumë se 90% e popullsisë amerikane ishte nën izolim por shumica e shteteve tani kanë filluar të lehtësojnë masat e izolimit.

Shtëpia e Bardhë ka realizuar një sërë kriteresh që shtetet duhet të plotësojnë përpara se të fillojnë rihapjen. Por një grup ekspertësh të shëndetit publik thonë se vetëm disa shtete janë duke realizuar objektivat, raporton abcnews.al

Dr Fauci ka paralajmëruar ato shtete që nuk po ndjekin udhëzimet e duhura të bëjnë kujdes pasi ato raste të vogla mund të kthehen në shpërthime të mëdha.

Por këshillat e tij i ka kundërshtuar Presidenti Trump, i cili është i bindur se duhet të fillojë rihapjen e ekonominë amerikane para fushatës së tij.Të dhënat e fundit tregojnë se gati një e katërta e fuqisë punëtore amerikane kanë humbur punët e tyre që nga fillimi i shpërthimit.

Edhe nëse shtetet vazhdojnë të lehtësojnë kufizimet, është e paqartë nëse populli amerikan do të ketë dëshirë të shkojë përsëri në dyqane dhe restorante. Një sondazh i fundit nga Qendra Kërkimore  zbuloi se 70% e amerikanëve ishin të shqetësuar që shtetet do të hiqnin kufizimet kaq shpejt.