Ballina Aktualitet Pa maska, pa distancë dhe duke injoruar gazetarët ia nisi punës ushtruesi...

Pa maska, pa distancë dhe duke injoruar gazetarët ia nisi punës ushtruesi i detyrës reis Shaqir ef. Fetahu (VIDEO)

Pa maska, pa doreza, pa distance dhe duke mos ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kështu e nisi ditën e parë të punës ushtruesi i detyrës si reis Shaqir ef. Fetahu. Ai para pak çastesh dha një deklaratë për shtyp para selisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI), ku në mes të tjerash tha se këtë post e sheh si përgjegjësi, shkruan Portalb.mk.

Tre ditë pasi u shkarkura nga detyre ish kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ushtruesi i detyrës për këtë post sot ia nisi punës në selinë e BFI-së në Shkup, i cili u mirëprit nga shumë imam, ai tha se këtë post e sheh si përgjegjësi.

“Ndjehem i nderuar që sot flas si ushtrues detyre i reis i RMV-së, kjo detyrë më është dhënë amanet ta mbaj me përgjegjësi, kjo detyre është përgjegjësi e nderuar dhe shpirtërore. Bashkësia Fetare Islame është organizate e vetme e cila organizon jetën fetare te besimtareve ne vend dhe jashtë. Ky institucion është ngritur nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi të artikulojnë zërin e besimtarit mysliman, që nga fillimi e deri sot ka qenë promovues i edukatës dhe moralit të madh shoqëror” tha reis Shaqir ef. Fetahu.

Në foto shihet qartë se asnjëri nga të pranishmit në këtë ngjarje nuk mbante maska mbrojtëse, të njëjtit nuk kishin distancë nga njëri tjetri e as doreza, kështu duke thyer ligjet e shtetit për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të neni 6 nga rregullorja e posaçme e qeverisë, gjegjësisht për mos mbajtje të maskave mbrojtëse.

Edhe pse ky i fundit premtoi reforma në Bashkësinë Fetare Islame (BFI), i njëjti nuk tregoi transparencë kështu duke injoruar pyetjet e gazetarëve sikur nuk i dëgjon fare ata.

Ndryshe, pas disa skandaleve të një pas njëshme para tre ditëve u shkarkua Sulejman Rexhepi nga posti i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), ndërsa aktualisht rrjedhin procedurat për zgjedhjen e reisit të ri e deri në atë moment, ushtrues detyre për këtë post ngelet reis Shaqir ef. Fetahu.

https://youtu.be/VhL9yWm4E78

https://youtu.be/OGePmmmanlY