Më shumë se 104,000 njerëz janë ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit në SHBA.
Deri tani ka patur të paktën 1,778,515 raste infektimi të konfirmuara, ndërkohë që çdo ditë regjistrohen viktima për shkak të COVID-19. Rastet kanë “skuqur” të 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë si dhe territoret e tjera të SHBA-ve.
Ndërkohë përsa i përket Nju Jorkut, numri i viktimave është ulur në 56 nga 67 vdekje brenda 24 orëve.
Guvernatori Andrew Cuomo tha në konferencën e tij të përditshme të dielën:
“Kjo ulje e numrit të vde*kjeve është një përparim i jashtëzakonshëm nga ku ishim. Numri i të shtruarve në spital gjithashtu është ulur”, tha Cuomo.
https://youtu.be/yOHky5eupSU