Gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit.
Një studim i ri i drejtuar nga profesori Gavin Shaddick i universitetit të Exeter, provon se megjithë përpjekjet globale për përmirësimin e ajrit, pjesë të mëdha të popullsisë botërore po jetojnë nën ajër të ndotur.
Ky studim vë në dukje se ajri i ndotur përbën sot një kërcënim kryesor për shëndetin publik në botë.
“Ndërsa politikat afatgjata për reduktimin e ajrit të ndotur kanë treguar se janë efektive në shumë rajone, sidomos në Europë dhe SHBA, ka ende rajone me nivele të larta të ajrit të ndotur, në disa me nivele pesë herë më të larta se udhëzimet e OBSH-së dhe në disa vende ndotja po rritet”, shprehet prof. Shaddick.
Sipas OBSH-së, rreth 4 milionë vdekje në vit regjistrohen nga ndotja e ajrit.