Ballina Shëndeti Koronavirusi “Mos dëgjoni politikanët”, mjeku apel qytetarëve: Virusi është ende midis nesh, respektoni...

“Mos dëgjoni politikanët”, mjeku apel qytetarëve: Virusi është ende midis nesh, respektoni rregullat, mbani distancë dhe maska

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka reaguar pas rritet të numrit të raste me COVID-19 në vendin tonë ditë e fundit.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, teksa rithekson se virusi është ende midis nesh, Pipero u kërkon qytetarëve që të dëgjojnë specialistët dhe të respektojë rregullat duke mbajtur distancë dhe maska.

“Nuk dua t’ju zgjoj,

por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit!

Është rishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, në spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shume se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë.

Dhe pse vallë?!

Mos virusi u zhduk! Mos vallë pandemia mbaroi! Mos vallë virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne çdo ditë, orë e minute!

Mos vallë shkenca zbuloi një vaksinë?!

Mos vallë ne mjekët kemi në dorë një medikament kundër këtij virusi ende vrasës?

JO

Virusi është ende midis nesh!

Ne ende nuk kemi një vaksinë!

Ne ende nuk kemi një ilaç ndaj tij!

Po si dhe me çfarë mund ta luftojmë?!

Vetëm me një armë!

Me distancë dhe me Maskë!

Ndaj sot, në fillim të kësaj dite të re, po ju lutem:

Ruani distancën dhe mbani maskën!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!

Ju lutem me dëgjoni SOT

Nesër është shumë vonë!

Qeveria nuk ka asgjë në dorë!

Gjithçka është në duart tona!

Ju lutem me dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanet sot! Dëgjoni specialistët!

Maska dhe distanca!

Vetëm kaq mjafton!

Kaq pak, për te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspk izolim me botën qe po hapet çdo dite!

Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maske dhe distancë!”- shkruan Pipero. (TemA)