Ballina Aktualitet Kasami në ditën e dytë të fushatës në Tetovë

Kasami në ditën e dytë të fushatës në Tetovë

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit edhe bartës i listës zgjedhore numër 6 nga koalicioni LSDM-BESA, Bilall Kasami pas vizitës dhe takimet e djeshme me qytetarë në Kërçovë dhe rrethinë, sot fushatën zgjedhore bashkë me kandidatët e tjerë e vazhdoi me një marshutë në qendrën e qytetit të Tetovës.


“Sot vazhduam fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Tetovë. Në vigjilje të fushatës zgjedhore, së bashku me kandidatët për deputetë, Hatije Etemi, Abdush Demiri, Fatlinda Jaja dhe Adnan Azizin, parakaluam tek rruga e butiqeve në Tetovë. Shfrytëzuam mundësinë për të bashkëbiseduar me qytetarë dhe shpërndajtëm programin politik të partisë”, ka shkruar Kasami në Facebook.


Gjithashtu Kasami dhe kandidatët e tjerë u zotuan se programi politik i Lëvizjes Besa do të udhëheq shtet me rend, drejtësi, disiplinë dhe do të mbrojë interesin e qytetarëve.