Disa studiues nga Universiteti i Kalifornisë kanë shkëpusin disa imazhe mikroskopike se si krijohen tentakula në qelizat njerëzore të infektuara nga koronavirusi.
Fotografitë tregojnë se në qelizat e infektuara rriten kërmijtë në formë tentakulash, të njohura si filopodi, të cilat duket se janë të mbushura me grimca virale.
Studiuesit besojnë se këto tentakula prekin qelizat e shëndetshme dhe i infektojnë.
Deri më tani është thënë se tek njerëzit me sistem të imunitetit të shëndetshëm, trupi mund të luftojë pjesën më të madhe të virusit dhe të parandalojë që ai të përhapet.
Por ky zbulimi i fundit tregon se Covid-19, në momentet e evolucionit të tij, ka rezervuar një plan rezervë për të pushtuar të gjithë sistemin imunitar.
Kjo gjetje është quajtur si një ‘hap i mrekullueshëm’ në luftën kundër koronavirusit dhe mund të hap derën për një mori opsionesh të reja trajtimi.
Nevan Krogan, një profesor në farmakologjinë qelizore dhe molekulare në Universitetin e Kalifornisë dhe studiues kryesor është shprehur për LA Times: “Është shumë e keqe që virusi po përdor mekanizma të tjerë për të infektuar të gjitha qelizat para se t’i vrasë.
Ai shprehet se mënyra sesi Covid-19 mund të rritë tentakulat aq shpejt është jashtëzakonisht e pazakontë”.
Krogan tha gjithashtu se mënyra se si këto tentakula përhapen drejt qelizave të shëndetshme në formën e degëve të një peme, është shumë e çuditshme.
Mikrobiologu i Universitetit të Columbia, Profesori Stephen Goff pranoi se gjetja ishte majft intriguese.
Ai u shpreh për LA Times: “Është intriguese dhe një vëzhgim vërtet i lezetshëm, por ne ende nuk e dimë se në cilën fazë [infeksioni] ndodh krijimi i këtyre tentakulave. Do të jetë kënaqësi e madhe për ta zbuluar “.
Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimit të botuar në revistën Cell, besojnë se zbulimi mund të hap derën e trajtimeve të reja.