126 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 6334. Vetëm gjatë muajit qershor me COVID-19 në vend janë infektuar rreth 4 mijë persona, ndërkohë që 3557 raste janë aktive. Nga shifrat e publikuara, 66 persona të prekur janë nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi, ndërsa qytetet e tjera regjistrojnë numër një shifrorë me të infektuar.
Katër qytete kanë regjistruar nga një viktimë, përkatësisht një në Shkup, një në Tetovë, një në Prilep dhe një në Gostivar. Numri i përgjithshëm i viktimave në vendin tonë është 302, 171 prej të cilëve e kanë humbur jetën gjatë muajit qershor. Në spitalet e vendit kurohen 403 persona. 92 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, duke përfshirë këtu edhe 18 pacientët e pranuar gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre 43 janë në oksigjeno terapi.
Në Spitalin në Kozle janë shtrirë 23 pacientë të rritur, 3 fëmijë pozitiv me COVID-19 dhe katër me simptoma të virusit. Numër më të madh të pacientëve ka në “8 Shtatori”, përkatësisht 128 pacientë, përfshirë këtu edhe 18 të pranuar gjatë natës. 11 prej tyre janë në aparat për frymëmarrje. 45 pacientë ndodhen në spitalin e Manastirit, 33 në atë të Shtipit dhe 75 nëpër qendrat tjera spitalore në vend. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 48, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 2475. Janë bërë 1140 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë bërë gjithsej 60 773 teste.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email