Tingulli i pashpjegueshëm që po dëgjohet pikërisht në ora 3 të mëngjesit nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit të Serbisë, Beograd – vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në shoqërinë e këtij vendi.
Banorët e Karaburmës, Zvezdarës dhe Grockes, vazhdimisht ishin ankuar se nuk po mund të flenë nga një tingull misterioz që po dëgjohet pikërisht në ora 3 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre tingulli po ua nxjerr gjumin, e të rinjve ua ka futur frikën në palcë duke i bërë të mendojnë për teori të ndryshme.
Disa pretendojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, e disa fajësojnë rrjetin 5G – derisa persona të caktuar konsiderojnë se është ngrohja globale që po e shkakton këtë tingull të shumëpërfolur.
Megjithatë pas interesimit të madh të qytetarëve për ta kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, është deklaruar edhe Darko Gllavash nga Sekretariati për çështje të mbrojtjes, situatave të jashtëzakonshme, komunikimit dhe koordinimit.
Da li ste culi ovo upravo? Da li neko zna sta je ovo? #zvezdara #beograd pic.twitter.com/25y2kTKJxv
— El Blentablo (@el_blentablo) July 14, 2020
Ai tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për tingullin e çuditshëm, që prej ditësh i ka brengosur shumë banorët e lagjeve Zvezdara, Karaburma, Mirijevës dhe Vraçarit.
“Nuk kam informacione e as që kam dëgjuar se diçka e tillë është raportuar zyrtarisht. Jetoj në njërën nga këto lagje të qytetit të Beogradit ku po dëgjohet ky tingull, por personalisht as që kam dëgjuar diçka”, ka shtuar Gllavash për të përditshmen serbe “Novosti”.
Da li ste culi ovo upravo? Da li neko zna sta je ovo? #zvezdara #beograd pic.twitter.com/25y2kTKJxv
— El Blentablo (@el_blentablo) July 14, 2020
“Është dëgjuar një tingull i pashpjegueshëm por shumë i frikshëm. Çfarëdo qoftë, ai dëgjohet në ora 3 të mëngjesit. Dal në dritare për të parë se për çfarë bëhet fjalë, por deri më tani asgjë nuk kam zbuluar”, ka deklaruar Mirijeva banore e Beogradit. /Telegrafi/