Tik Tok është momentalisht aplikacioni më popullor për videot, pavarësisht dyshimeve të SHBA-së se ky aplikacion përdoret për qëllime të fshehta të qeverisë kineze.
Për të konkurruar këtë aplikacion, Instagram do të nxjerrë shumë shpejt rivalin e tij të quajtur Reels, që do t’u mundësojë përdoruesve të postojnë video të shkurtra me muzikë në sfond. Reels u prezantua për herë të parë në Brazil vitin e kaluar, por mesa duket do të përdoret në të gjithë botën. transmeton Tv Klan.
Reels do të jetë i integruar në aplikacionin Instagram dhe do të lejojë përdoruesit të regjistrojnë video 15 sekondëshe. Facebook, që ka në pronësi Instagramin, është përpjekur për të rivalizuar aplikacionin Tik Tok me një aplikacion tjetër të quajtur Lasso, por duket se kjo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme.
Reels pritet që të jetë aktive për të gjithë përdoruesit gjatë muajit të ardhshëm, kështu që jini të vëmendshëm për t’i bërë update aplikacionit të Instagram që t’ju shfaqet veçoria më e re.