A ka hequr dorë Bashkimi Demokratik për Integrim nga kryeministri i parë shqiptar? Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në televisionin Telma ka deklaruar se biletë hyrëse për në negociatat me Bashkimin Demokratik për Integrim është respektimi i marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe asaj me Bullgarinë. Osmani thotë se negociatat nisin pas certifikimit të rezultateve dhe se për kryeministrin do të pozicionohen pas garancive që do të marrin për 3 marrëveshjet.
Biletë hyrëse për negociata me ne janë tri marrëveshjet sepse ne ashtu u përcaktuam edhe gjatë fushatës. Bashkimi Demokratik për Integrim është garanci e tri marrëveshjeve. Unë e quaj Bashkimin Demokratik për Integrim gardian të marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë. Është shumë me rëndësi që partia me të cilën më pas do të negociojmë për çështjet praktike dhe ndarjen e përgjegjësisë, duhet ta zgjidh këtë dilemë – deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pas certifikimit të rezultateve partitë presin që konstituimi i Kuvendit të bëhet nga 4 gushti. VMRO-DPMNE-ja tashmë ka caktuar Hristijan Mickoskin negociatorë për shumicë të re parlamentare, ndërsa LSDM-ja thonë se presin kalimin e festave të fillim-gushtit. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa prote*stojnë të hënën kundër siç thonë vjedhjes së votave.