Ballina Aktualitet Njoftim shumë i rëndësishëm për banorët e fshatrave të Komunës së Zhelinës

Njoftim shumë i rëndësishëm për banorët e fshatrave të Komunës së Zhelinës

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë të Komunës së Zhelinës,

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural informon të gjithë përdoruesit e mbështetjes financiare në bujqësi se ka filluar aplikimi për përfitim të subvencioneve për bujqësi, ndërsa afati i fundit për aplikime është 31 Korrik 2020.

Gjatë kësaj periudhe, mund të paraqiten kërkesa për pagesa direkte për prodhime bimore, për kultura të bimëve dhe kopshtarisë, vreshtat dhe pemishtet. Gjithashtu, deri në fund të muajit kërkesë për mbështetje financiare mund të paraqitet nga të gjithë ata që janë të përfshirë në prodhimin blegtoral, d.m.th., duke rruajtur bagëti, dele, dhi, bletë poashtu edhe për mbështetje financiare për kafshët e therrur në therrtore.

Kërkesat për mbështetje financiare dorëzohen në mënyrë elektronike, në mënyrë të pavarur nga aplikantët duke u regjistruar në ueb-faqen e agjencisë www.ipardpa.gov.mk .

Ata bujq që nuk mund të paraqesin vetë aplikime ose që kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikimeve elektronike, mund të kontaktojnë Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.( NJËSIA RAJONALE TETOVË ).

Para nënshkrimit dhe dorëzimit të aplikimeve, aplikantët duhet të kontrollojnë nëse të gjitha masat dhe kulturat janë të regjistruara. Nëse aplikantët konstatojnë se kanë bërë një gabim ose kanë futur të dhëna të pasakta ose shohin nevojën për ndryshim për shkak të mosrespektimit të situatës faktike, kërkesa mund të tërhiqet ose të ndryshohet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes.

Me respekt,
Zyra për informim