Bashkimi Demokratik për Integrim zbut qëndrimet që kishte gjatë fushatës rreth kushtit për kryeministrin e parë shqiptarë. Pas përfundimit të zgjedhjeve, e në veçanti pas publikimit të informacioneve nga disa media në vend, se ka hapsirë për formimin e një Qeverie pa Bashkimi Demokratik për Integrim-në, zyrtarë të kësaj partie kanë zbutur tonet dhe tani kryeministri shqiptar nuk është as në mesin e vijave të kuqe e as në retorikën e integristëve. Në paraqitjet e fundit publike funksionarët e partisë së Ahmetit, kanë filluar t’i vardisen LSDM-në me arsyetimin se koha është për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë që do ti përvishet punës, ndërsa kushtet që vendosin tani lënë të kuptohet se Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon koalicion me LSDM-në. Menjëherë për formimit të Qeverisë, sekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim-së, Artan Grubi ashtu si shumë funksionarë të tjerë, tha se kryeministri shqiptar është kusht pa të cilin nuk mund të ketë as bisedime, ndërsa shkonte deri aty sa pretendonte se edhe mandati për negociata i takon Bashkimit Demokratik për Integrim.
Artan Grubi (17.07.2020)
13:05
Kryeministër po, Naser Ziberi.
Kjo thamë është e papranueshme për LSDM-në?
Ju e thatë!
Unë ju pyes a insistoni në atë të jetë parakusht, ju më thoni do të vendoset në tryezë!
Ky është programi ynë, si mundet, ne këtë e kemi premtuar para qytetarëve. Atë e mbështesin të gjitha partitë shqiptare.
Por një ditë më parë, vetë Grubi postoi një status në profilin e tij në Facebook, të shkruar në dy gjuhë dhe bëri thirje ti përvelin mëngët e ti kapen punës, por askund nuk kishte shkruar as edhe një shkronjë për kushtin e tyre që kishin vendosur gjatë fushatës parazgjedhore.
Artan Grubi (23.07.2020)
“Koha është për maturi, qetësi dhe për ti përvjelur mangët që fuqishëm të vijojmë punët në rrugën tonë euroatlantike, reformat më se të nevojshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës së pakompromistë kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe rimëkëmbjes ekonomike për të sanuar pasojat nga CoVid-19 duke themeluar institucione me përgjegjësi”.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në disa paraqitje si në tubime ashtu dhe në media, kryeministrin shqiptar e kishte numëruar në mesin e vijave të kuqe të cilat do të jenë kusht për fillimin e bisedimeve për formimin e Qeverisë.
Ali Ahmeti (17.07.2020)
“Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë, vetingu dhe kryeministri shqiptar”
Por në një paraqitje të mbrëmshme në mediat në gjuhën maqedonase, zëvendës kryeministri për euro integrime, Bujar Osmani, numëroi përsëri vijat e kuqe për bisedimt për Qeverinë, por kësaj rradhe në to nuk bënte pjesë më kryeministri shqiptar. Kjo temë nga ëndërr dhe kusht që sipas tyre do të bëhej me siguri, tanimë është emëruar në një ambicje e thjeshtë partiake, por nuk paraqitet më si kusht i domosdoshëm.
Bujar Osmani (23.07.2020)
20:44
“Mendoj se biletë hyrëse për bisedime me ne, janë tre marrëveshjet sepse ne ashtu u vendosëm edhe gjatë fushatës edhe gjatë periudhës, se Bashkimi Demokratik për Integrim është gardian i tre marrëveshjeve, të Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë. Është e rëndësishme, që për të hyrë më thellë në process, duhet të kemi garanci se ajo me t2ë cilën do të bisedojmë për çështjet praktike, ndarjen e përgjegjësisë në institucione, fillimisht duhet të zgjidhet ajo dilemë për tre marrëveshjet. Pastaj kuptohet ne do të hyjmë me ambicjen tonë për kryeministër, të tjerët do të hyjnë me kandidatët e tyre dhe do ta shohim si do të merremi veshtë në përputhje me argumentet që do ti kemi në tryezë”
Kjo nuk është hera e parë që Bashkimi Demokratik për Integrim reteron nga një premtim aq i madh parazgjedhor. Reterime dhe arsyetime nga më të ndryshmet, më herët ka pasur edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, ligjin për veteranët e luftës, guvernatorin e Bankës Popullore, si dhe shumë tema të tjera që premtoheshin në fushatë dhe prolongoheshin pas përfundimit të zgjedhjeve.
Arben Zeqiri /SHENJA/