Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka njoftuar se të gjithë qytetarët gjermanë që kthehen nga pushimet mund të testohen falas për koronavirus, edhe nëse nuk paraqesin simptoma. Testi mund të kryhet në vendet e përcaktuara në aeroport, brenda 72 orëve nga kthimi.
Testi është paguar fillimisht nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore. Numri i rasteve të reja me COVID është shtuar ndjeshëm. Sipas mediave vendase, pretendohet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë raste që vijnë në Gjermani nga vendet e Ballkanit.
Që prej fillimit ta pandemisë, Gjermania regjistron në total më shumë se 211 mijë të prekur me virus dhe rreth 9.2 mijë të vdekur, ndërsa kanë arritur ta fitojnë betejën më shumë se 193 mijë pacientë.