Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vd*ekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1885 mostrave.
Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, 10 në Kumanovë, 23 në Shtip, 1 në Prilep, 8 në Tetovë, 6 në Strugë, 3 në Manastir, 2 në Ohër, 13 në Gostivar, 2 në Kriva Pallankë, 3 në Koçani, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 51 vjeçare nga Shkupi.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,083 persona.
Prej tyre, 8,248 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.