Mund t’iu mbajë në krevat gjithë ditën ose t’iu lodhë e marrë frymën në veprimet më të thjeshta. Chris Cuomo, spiker i CNN, shprehet se “Encefalomyeliti myalgjik është një mënyrë fine e të thënit sindroma kronike e të lodhurit”.
Doktorët thonë se disa pacientë po përjetojnë këto simptoma edhe pas mposhtjes së Covid-19.
Sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, 35% e njerëzve të monitoruar nga një grup të shëruarish nga Covid, raportuan lodhje të vazhdueshme.
“Kam akoma mungesë frymëmarrjeje, kollë, lodhje, dhimbje koke dhe marrje mendsh. Thuajse çdo ditë. Dhimbja e kokës nuk është e njëjtë si përpara, ndjej sikur kam goditur kokën”, thotë një e shëruar.
Në më pak se një vit nga pandemia koronavirus, ekspertët pranojnë se ka akoma shumë për të mësuar lidhur me efektet e tij, fizikisht dhe mendërisht.
Peter Hotez, profesor i mjekësisë, shpjegon: “Ky virus, kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, ne u fokusuam në sëmundjet respiratore, por tani e dimë se është shumë më i ndërlikuar se kaq”.
Ndërsa Cuomo tha: “Kam mjegullim truri, që nuk largohet. Kam depresion klinik, të cilin nuk mund ta kontrolloj, nuk mund të kontrolloj humorin tim”.
Kërkuesit amerikanë do të studiojnë më shumë pacientë me Covid-19 për të përcaktuar nëse ka lidhje mes virusit dhe kushteve kronike.