Tre vëllezër të një familjeje në Ferizaj, Ferat, Murat dhe Berat Ymeri, kanë ndërruar jetë brenda një muaji pasi nuk kanë mundur ta mpos*htin Covid-19.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, i cili ka pasur edhe lidhje familjare me tre vëllezërit e ndjerë, bëri publik lajmin, duke treguar rrez*ikun e madh të kësaj pandemie.
“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur”, tha ai.
“Virusi tashmë është kthyer në tra*gjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tra*gjedi të tillë e humbin efektin”.
“Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë for*cën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, – shkrpo Hekuran Murati.
Kujtojmë këtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka raportuar për 9 persona të vd*ekur dhe 169 raste të reja me COVID-19, duke e çuar shifrën totale në 457, shifër kjo tepër e lartë dhe dram*atike, krahasuar me popullsinë e Shqipërisë./NOA.al