Një avion luftarak rus shkeli hapësirën ajrore daneze në 28 gusht. Pentagoni ka publikuar dje pamjet ku shihet se si një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë ruse i afrohet deri në 15 metra një bombarduese amerikan B-52.
Incidenti ndodhi ndërkohë që mjeti amerikan ndodhej në qiellin danez, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagën.
“Ky incident demonstron mosrespektimin e Rusisë ndaj normave ndërkombëtare dhe për hapësirën ajrore sovrane të një kombi Aleat,” tha gjenerali i USAF Jeffrey L. Harrigian, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe Komanda Ajrore Aleate e NATO-s.
“Ne mbetemi vigjilent, të gatshëm dhe të përgatitur për të siguruar hapësirën ajrore të NATO-s 24/7“, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Moska e mohon, duke u shprehur se avioni ka kaluar në një korridor ndërkombëtar pa thyer asnjë rregull.