Ballina Top Lajm Hungaria mbyll kufijtë prej Covid-19, Komisioni i BE-së e akuzon për diskriminim

Hungaria mbyll kufijtë prej Covid-19, Komisioni i BE-së e akuzon për diskriminim

Në Hungari hyri më 1 shtator në fuqi vendimi për ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj. Qeveria e Budapestit tha se shkak është rritja e fundit e infeksioneve me Corona në shumë vende. Kjo masë do të jetë fillimisht në fuqi për një muaj.

Megjithatë ka përjashtime për vendet partnere të të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit, me të cilin Hungaria koordinon ngushtë çështjet e politikës së BE-së. Qytetarët e Polonisë, të Çekisë dhe të Sllovakisë mund të hyjnë në Hungari nëse paraqesin një test negativ të Coronës që nuk është më i vjetër se pesë ditë.

Diskriminim i qytetarëve të BE-së

Sipas Komisionit të BE-së ky vendim përbën diskrimimin të qytetarëve të vendeve të tjera të BE-së. Prandaj komisioni kërkoi në një letër shpjegime për këtë procedurë. Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, tha se në këtë letër qeverisë hungareze i sqarohet “rëndësia e integritetit të zonës Shengen dhe e zbatimit jo diskriminues të masave kufitare për të gjithë qytetarët e BE”.

Belgien EU Justiz Didier Reynders (picture-alliance/AP Photo/S. Lecocq)Didier Reynders

Brukseli nuk mund të marrë masa kundër vendimeve për kufizimin e udhëtimit, sepse çështjet shëndetësore dhe e drejta e hyrjes në një vend janë në kompetencën e qeverive kombëtare. Por Brukseli mund të marrë masa në rast diskriminimi.

Jo rregulla të njësuara në BE

Në fillim të krizës së Coronës shumë vende të BE-së mbyllën kufijtë për vendet e tjera anëtare. Por shumica e qeverive në Evropë po ndjekin tani një qasje të diferencuar bazuar në vëzhgimin e situatës në rajone të caktuara.

Ungarn Grenze (Getty Images/T. Kronsteiner)
Gjermania synon që vendet e BE-së të kenë një qasje të përbashkët lidhur me kufizimet e udhëtimit dhe një përcaktim të njësuar për të gjithë BE-në të zonave të rrezikshme në bazë kriteresh dhe të dhënash të përbashkëta.

Por sipas një diplomati të BE-së “kjo është një detyrë mjaft sfiduese pasi kemi të bëjmë me kompetenca kombëtare të vendeve anëtare”.DW