Turqia e cila është një nga 30 vendet që posedon satelitë, më 30 nëntor do të dërgojë në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të të komunikimit Türksat 5A, raporton Anadolu Agency.
Sipas një përpilimi që gazetari i AA-së ka bërë, Turqia në flotën e saj aktive të satelitëve ka ende 3 satelitë të komunikimit dhe 3 satelitë vëzhgimi.
Sateliti i parë i Turqisë u lëshua më 10 gusht 1994 dhe shërbeu për 12 vite. Sateliti Türksat 1C u përdor 14 vite dhe 15 vite sateliti 2A.
Satelitët aktivë Türksat 3A, 4A dhe 4B përmbushin nevojën e komunikimit ndërsa satelitët Göktürk-1, Göktürk-2 dhe Rasat kryejnë vëzhgime.
Në Turqi ofrohen shërbime satelitore në tri orbita të ndryshme 31 gradë në lindje, 42 gradë në lindje dhe 50 gradë në lindje. Sateliti që i përket Turqisë planifikohet të vendoset edhe në orbitën 31 gradë në lindje. Türksat 5A u prodhua me këtë qëllim dhe për fitimin e të drejtave të frekuencave të reja.
Ndërsa Türksat 5B do të rrisë kapacitetin në orbitën e saj 42 gradë në lindje dhe do të përfitojë të drejtat e frekuencave të reja. Për prodhimin e këtyre satelitëve iu bënë propozime kompanisë francezo-britanike Airbus D&S një nga kompanitë kryesore të botës, kompanisë Mitsubishi Electric Corporation të Japonisë dhe kompanisë amerikano-kanadeze MDA/Space Systems Loral.
Nga këto 3 kompani që shihen të mjaftueshme nga pikëpamja teknike u nënshkrua marrëveshje me Airbus D&S më 9 nëntor 2017 e cila dha ofertën më të mirë nga pikëpamja e kontributit financiar dhe atë vendas. Menjëherë pas marrëveshjes filloi edhe prodhimi.
Procesi i prodhimit të Türksat 5A dhe 5B
Aktivitetet projektuese dhe prodhuese të satelitëve Türksat 5A dhe 5B u kryen në komplekset e kompanisë Airbus D&S në Francë dhe Britani të Madhe. Sateliti Türksat 5A do të merret në dorëzim më 2 tetor ndërsa më 30 nëntor do të lëshohet në hapësirë. Türksat 5B synohet të dërgohet në hapësirë në vitin 2021.
Me satelitët e rinj, krahas përfitimit në fushën e transmetimit do të arrihet edhe një kapacitet për të siguruar internet me bandë të gjerë nga sateliti.
Me flotën e re që do të formohet me lëshimin e satelitëve të rinj, Turqia në Azi do të ofrojë shërbim në një zonë që shtrihet deri në Kinë, përfshirë republikat turke dhe në një pozitë gjeografike që përfshin Afrikën dhe Evropën.