Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, këshillon qytetarët gjermanë që të mos udhëtojnë jashtë vendit për vjeshtën dhe dimrin, në dritën e rritjes së rasteve të koronavirusit në Gjermani.
“Ju gjithashtu mund të kaloni pushimet tuaja brenda të vendit”, theksoi Spahn duke folur për ZDF-në.
Ministri vuri në dukje se rritja e rasteve në Gjermani ka filluar pikërisht me kthimet nga pushimet nga jashtë vendit.
”Qeveria nuk rekomandon udhëtime të panevojshme në zonat me rreziqe të mëdha”, shtoi ai.