Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë”, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë nga Zyra për komunikim e Presidencës turke thuhet se Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditën e Forcave Detare.
Erdoğan tha se fitorja e flotës Osmane nën komandën e Barbaros Hayrettin Paşa kundër flotës së kryqëzatës gjatë Betejës Detare të Prevezës në vitin 1538 ishte një nga pikat më të rëndësishme kthyese në historinë e detarisë turke. Ai shtoi se me fitoren e detare të Prevezës, Shteti Osman forcoi domininin e tij në Mesdhe dhe se marina turke i tregoi fuqinë e saj gjithë botës.
“Historia ka regjistruar se në të gjitha detet ku dominojnë forcat tona detare mbizotëron paqja, qetësia dhe drejtësia. Ne jemi krenarë që e përcjellim në të ardhmen duke e forcuar këtë trashëgimi të madhe që kanë marrë në dorëzim forcat tona detare të cilat kanë një të shkuar të mbushur me fitore të lavdishme si fitorja e Betejës së Prevezës”, theksoi Erdoğan.
“Forcat tona detare, të cilat ofrojnë sigurinë e deteve tona në vendin tonë të rrethuar nga tre anët me detëra, bashkë me forcën që rrjedh nga historia e saj e rrënjosur dhe e respektuar e bëjnë krenar kombin tonë me mundësitë dhe aftësitë e përparuara, personelin e kualifikuar dhe suskeset që ka arritur në të gjitha detyrat që ka ndërmarrë. Ngjarjet e përjetuara në botë dhe kryesisht në Mesdhe kohët e fundit, na tregojnë se duhet të jemi më të fuqishëm edhe në detëra ashtu si në çdo fushë”, tha Erdoğan duke shtuar se:
“Me vetëdijen se sa e rëndësishme është mbrojtja e ‘Atdheut të Kaltër” (detërat e Turqisë) ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë. Duke u kushtuar vëmendje paraardhësve tanë që thonë ‘Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen’ ne ashtu si çdo element tjetër të ushtrisë i pajisim forcat tona detare me mundësi dhe aftësi vendase dhe kombëtare për ta bërë të përhershme paqen, qetësinë dhe sigurinë në vendin, rajonin tonë dhe në të gjithë botën”.
Më tej presidenti Erdoğan në mesazhin e tij tha se: “Sot si një nga 10 vendet në botë e cila mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë me mundësi kombëtare anijet luftarake ne vazhdojmë të forcojmë forcat tona detare për të mbrojtur ‘Atdheun e Kaltër‘ për të siguruar që miqtë tanë të jenë të sigurtë dhe për të parandaluar ata që synojnë (lakmojnë) të drejtat tona”.
Erdoğan me rastin e përvjetorit të fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditës së Forcave Detare përkujtoi me falënderime të gjithë heronjtë dhe dëshmorët që kanë luftuar për atdheun. Ai tha se i pëshëndet përzemërsisht të gjithë anëtarët e forcave detare.