Ballina Bota Tensionet në Mesdhe, Ursula von der Leyen paralajmëron Turqinë për sanksione

Tensionet në Mesdhe, Ursula von der Leyen paralajmëron Turqinë për sanksione

BE thotë se mund të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të “provokimeve dhe presioneve” radhazi me Greqinë mbi burimet e energjisë dhe kufijtë detarë.

Gjatë një takimi me udhëheqësit e BE të premten, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë që “të përmbahet nga veprimet e njëanshme” në Mesdheun lindor.

Von der Leyen u tha gazetarëve se BE donte një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Turqinë dhe kjo do të ishte gjithashtu në interes të Ankarasë, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

“Por do të funksionojë vetëm nëse ndërpriten provokimet dhe presionet. Prandaj, ne presim që Turqia tani e tutje të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Në rast të veprimeve të tilla të rinovuara nga Ankaraja, BE do të përdorë të gjitha instrumentet dhe opsionet e saj në dispozicion. Ne kemi një sërë mjetesh që mund ta zbatojmë menjëherë”, ka thënë ajo.

Tensionet mes dy vendeve u ngritën në fillim të këtij viti kur Turqia dërgoi një anije në një zonë të diskutueshme për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit. g.v/abcnews.al