Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka uruar shërim të shpejtë presidentit Donald Trump, pas infektimit me koronavirus.
Mediat koreano-veriore shkuajnë se Kim shpreson sinqerisht që Trump dhe Zonja e Parë të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Jo vetëm Kim, por edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, i kanë uruar shërim të shpejtë Trumpit dhe bashkëshortes së tij./abcnews.al