Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 225 raste të reja me virusin korona në vend ndërsa janë testuar gjithsej 1841 persona, kështu informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Jetë kanë ndërruar tetë persona ndërkaq janë shëruar gjithsej 159 pacientë, shkruan Portalb.mk.
225 rastet e reja janë në:
Shkup 120, Kumanovë 10, Shtip 8, Prilep 15, Tetovë 17, Strugë 6
Manastir 7, Ohër 4, Gostivar 1, Gjevgjeli 3, Strumicë 13, Kriva Palanka 2, Koçani 6, Probishtip 2, Berovë 3, Vinicë 1, Delçevë 1, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 2, Negotinë 1
Në Institutin për Shëndet Publik gjithsej janë regjistruar 159 pacient të shëruar, edhe atë në:
Shkup 56, Kumanovë 13, Prilep 10, Tetovë 10, Strugë 2, Manastir 3, Ohër 1, Kavadarci 2, Gostivar 9, Gevgeli 2, Strumicë 14, Kriva Palanka 3, Radovish 2, Koçani 14, Probishtip 2, Makedonski Brod 1, Berovë 2, Delçevo 1, Sveti Nikole 4, Kërçovë 4, Negotinë 1,
Dy personat që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi, edhe atë të moshës (75 dhe 68 vjeç), tre pacientë nga Gostivari (82, 68 dhe 65 vjeç), një 69 vjeçar nga Koçani, 78 vjeçar nga Struga dhe 64 vjeçar nga Strumica.
Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 2683 ndërkaq nga fillimi i pandemisë deri sot gjithsej kanë rezultuar pozitiv 19.096 persona, jetë kanë ndërruar 768 persona ndërkaq janë shëruar 15.645 persona.