Ballina Sport VIDEO: E pabesueshme në Holandë, Ajax fiton… 13 me 0

VIDEO: E pabesueshme në Holandë, Ajax fiton… 13 me 0

Ajax ka shkruar sërish historinë e futbolit holandez duke fituar në transfertë ndaj Venlo me rezultatin 13-0.

Ky është rezultati më i thellë i regjistruar në Eredivisie, duke thyer rekordin e PSV, që në vitin 2010 mposhti Feyenoord 10-0.

Vendasit luajtën me 10 lojtarë duke nisur nga minuta e 54-t, por ky nuk është justifikim, pasi rezultati në atë moment ishte vetëm 4-0. Më pas, çdo top që hynte në zonën e VVV, përfundonte në rrjetë.

Traore shënoi 5 gola, ndërsa festës iu bashkuan edhe Huntelaar me dy gola, Lisandro Martínez, Blind, Anthony, Ekkelekamp (2 gola) dhe Tadic.

https://www.youtube.com/watch?v=Q_rbYjc0VBQ&feature=emb_title