Ballina Shëndeti Mjekja: Fazat e sëmundjes së zorrës së trashë, shkaqet dhe ushqimet që...

Mjekja: Fazat e sëmundjes së zorrës së trashë, shkaqet dhe ushqimet që duhen konsumuar

Në “Abc-ja e mëngjesit” kirurgia në spitalin “Hygeia”, Erjona Sinani foli për sëmundjet e zorrës së trashë.

Kirurgia shpjegoi rëndësinë e një diete të ekuilibruar, ushqimet që nuk duhen konsumuar si edhe fazat e sëmundjes.

Gjithashtu ajo theksoi se konsumimi i çokollatave me tepri, luan rol negativ dhe kanë një efekt më të fortë.

“Problemet e zorrës së trashë prekin gati 70% të njerëzve dhe në këto problem hyjnë problemet e zonës perianale dhe probleme që kapin kate më të sipërme të zorrës së trashë, siç janë tumoret, apo kanceri i kolonit.

Sëmundja më e shpeshtë janë hemorroidet që prekin gati 3 në 4 persona të rritur. Moshën më të prekshme e kap mbi 40-vjeç deri në 65-vjeç. Përgjithësisht kap burrat edhe për shkak se nuk kanë një regjim ushqimor të kujdesshëm.

Fazat e sëmundjes janë të ndryshme, por shumë rëndësi ka momenti se kur ata paraqiten tek mjeku si edhe mënyrës se si ushqehen. Pra nëse vijnë që në momentin e shfaqjes së simptomave mundet që këto sëmundjet të kalojnë vetëm me trajtime me medikamente si edhe në këshilla që ndikojnë shumë në stilin e ushqimit.

Kryesisht këto persona bëjnë një jetë sedentare apo lloji i punës së tyre kërkon shumë kohë ulur.  Shkaqet kryesore të patologjive në zorrën e trashë janë stresi, stili i jetës që futet dieta dhe aktiviteti fizik.

Homoroidet po ashtu shfaqen edhe në fazën e shtatzënisë. Por nëse këto këshillohen që në fillimet e shtatzënisë mund të kalohen me më pak pasojë”, tha mjekja.

Gjithashtu ajo theksoi se mbajtja e dietave për të rënë në peshë duhet të realizohet në mënyrë të ekuilibruar.

Gjatë bisedës në studio, kirurgia Sinani tha se për sëmundjen e zorrës së trashë ushqimet pikante duhen shmangur.

“Pikantet bëjnë mirë për sëmundjet e gjakut, por për hemoroidet ato e agravojnë situatën. Kur pacientë janë në fazën akute, me dhimbje djegie shqetësime, nuk duhet t’i përdorin këto. Brokoli, karota, lulelakra si edhe aktiviteti duhet bërë pjesë e dietës. Në situatë aktuale ku jemi, ku shumë persona janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, është me shumë rëndësi që të ruajnë një dietë të ekuilibruar”, sqaroi ajo.

Sakaq ajo shtoi se sëmundja e zorrë së trashë është kronike.

“Sëmundja e zorrës së trashë është kronike, por nëse arrihet të ndryshohet stili i jetës me një dietë të ekuilibruar dhe aktivitet fizik atëherë mund të ruhet ekuilibri që këto sëmundje të mbahen të heshtura”, tha Sinani.

/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews