Ballina Bota Frika nga rusët: Përse po “blen” SHBA-ja, Selanikun

Frika nga rusët: Përse po “blen” SHBA-ja, Selanikun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë ndërhyrë fuqishëm në rajonin me ndikimin më të madh rus në Greqi, atë të Selanikut, duke marrë kontrollin e porteve më të mëdha të qytetit, Kavalës dhe Alexandroupoli.

Ekspertët thonë se Uashingtoni planifikon një sërë investimesh strategjike në Greqi, duke e kthyer vendin fqinj në një nga bazat e vendosjes së gazit të lëngshëm amerikan në Europë, për ta shpërndarë më pas në të gjithë kontinentin, përmes TAP dhe gazsjellësve të tjerë. Lajmi u sinjalizua nga Sekretari i Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në vizitën e tij të fundit në Greqi në 28 shtator.

“Kemi lajme të mira në frontin e energjisë që mund ta bëjnë jetën më të mirë për njerëzit e Selanikut dhe rajonit,” tha Pompeo. Uashingtoni e ka bërë të qartë se Greqia po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm ë planet gjeopolitike të Amerikës. Cilat janë disa nga këto plane?

Deklarata e Pompes se humë investimeve amerikane, veçanërisht në fushën e energjiitikës dhe mobilizimi i porteve të Alexandroupoli dhe Kavala është një përpjekje e SHBA-së për të shkëputur Europën nga energjia ruse duke kanalizuar gazin natyror amerikan përmes bregdetit grek në Ballkan dhe Europën Qendrore.

Amerikanët po ngreë një sërë investimesh gjeopolitike përgjatë frontit bregdetar të gadishullit Haemus që synojnë të ndalin ndikimin e Rusisë dhe përparimin e saj në Detin Mesdhe, por edhe zgjerimin e ndikimit kinez në Ballkan dhe më tej.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, brigjet e Greqisë veriore do të bëhen porta jugore e gazit natyror amerikan drejt Evropës, ku 25% e gazit dhe naftës aktualisht vjen nga Rusia, e cila, natyrisht, po e përdor këtë varësi si një armë të rëndësishme në lojërat e pushtetit gjeopolitik.

SHBA po krijojnë gjithashtu infrastrukturën për një rrugë alternative, në vend të ngushticës së Bosforit, për në Detin e Zi dhe Kaukazi, përmes Alexandroupolit, duke transformuar kështu peizazhin rajonal të transportit detar dhe ushtarak.

“Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për konkurrencën me Rusinë, gjithçka ka të bëjë me lidhjen e Greqisë veriore me rrjetet ndërkombëtare të energjisë, përmes porteve të saj”, tha Pompeo.

“Politika e Presidentit Trump ka qenë që e gjithë Europa të rrisë kapacitetin e saj për të pasur një grup të larmishëm burimesh energjie, për të mos u varur nga Rusia dhe Gazpromi.

Kjo nuk është e mirë, nuk është e sigurt dhe sinqerisht u kushton njerëzve më shumë para për të ngrohur shtëpitë e tyre dhe për të përdorur metoda të tjera të energjisë “.

Amerikanët nuk e kanë fshehur interesin e tyre për portin grek të Alexandroupoli dhe ambasadorin Geoffrey Pyatt ka thënë se nuk duhet të lejohet që ai të bjerë në “duar të gabuara”, duke treguar se Amerika nuk do të lejojë që kapitali rus të depërtojë siç bëri me portin e Selanikut.

Sipas planit amerikan, gazi i lëngshëm amerikan do të arrijë në formën e blloqeve të akullit në Alexandroupoli, ku do të kthehet përsëri në gaz dhe më pas do të hidhet në tubacionin Trans Adriatik (TAP) dhe më pas, në Komotini, përmes tubacionit në Bullgari për të arritur më pas dhe në zemrën e kontinentin europian.

“Ka një arsye tjetër që Amerikanët duan portin e Kavalës dhe Alexandroupoli dhe ajo është qe mos t’i shtijë në dorë askush tjetër, do të thotë rusët ose kinezët.

“Sa më të mira të jenë marrëdhëniet tuaja me Rusinë, aq më pak paguani për energjinë… Kjo politikë është përdorur në mënyrë kaq agresive sa Rusia ka një kontroll të jashtëzakonshëm mbi nevojat energjetike të Europës”, shkruan analisti britanik Tim Marshall.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të zbehin këtë ndikim dhe ta shfrytëzojnë në avantazhin e tyre natyrisht, duke futur gazin e tyre natyror në treg dhe duke penguar ndërtimin e dy gazjellësve të tjerë që transportojnë gaz rus Perëndim: Nord Stream 2 përmes Baltikut në Gjermani dhe TurkStream që do të kalojë në Ballkan dhe Europën Qendrore.

Kathimerini-SI