Një ditë pasi amerikanët votuan për zgjedhjet presidenciale, ende nuk mund të thuhet qartë se kush është fituesi, pasi gara është tepër e ngushtë, ndërsa në shumë shtete vendimtare procesi i numërimit nuk ka përfunduar.
Nga regjistrimi i fundit i votave kandidati demokrat Joe Biden është në një avantazh jo më shumë se 2 për qind nga presidenti në detyrë Donald Trump.
Nga votat popullore Biden ka një mbështetje prej 50.1% ndërsa Trump një mbështetje prej 48.3 për qind.
Demokrati Biden ka një epërsi në Kolegjin zgjedhor, me 238 vota pro kundrejt 213 të Trump. Ndërsa për t’u zgjedhur president duhen 270 delegatë nga 513 në total, por numërimi ende nuk ka përfunduar në të paktën pesë shtete të konsideruara fushë betejë kryesore, si Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Karolina e Veriut dhe Georgia.
Sipas projekteve të BBC Trump do të fitojë një shtet tjetër konservator, Texas, ku fushata e Biden kishte ëndërruar një fitore të mrekullueshme. Por Biden mund të rrëmbejë Arizonën, një shtet dikur konservator i besueshëm. Një humbje për Z. Trump në këtë shtet të votuar më parë nga Republikanët do të ishte një pengesë potencialisht serioze.
Gara është shumë e ngushtë në shtete si Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin, të cilat e çuan Trump në Shtëpinë e Bardhë katër vjet më parë.
Pensilvania është konsideruar shumë thelbësore presidentin Trump, por një numër i madh i fletëvotimeve me postë ende nuk janë numëruar. Biden ka një epërsi të ngushtë në Wisconsin dhe të dy janë kokë me kokë në Michigan.
Garë e fortë është edhe kontrollin e Kongresit dhe Senatin. Republikanët dhe Demokratët të dy janë me nga 47 vende aktualisht, por për të fituar shumicën duhet 51. Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve pritet të qëndrojë në duart e Demokratëve, të cilët aktualisht kryesojnë me 189 kundrejt republikanëve ne 181 vende./BBC