Fshati Kentucky i Rabbit Hash ka një kryetar të ri bashkie- Wilbur, një bulldog francez 6 muajsh.
“Rabbit Hash, Kentucky, kurrë nuk ka pasur një person apo një njeri si kryebashkiak,” tha Amy Nolad, e zonja e qenit Wilbur.
Noland tha për NBC se tradita u shfaq në fund të viteve 1990. “Ishte një burrë me emrin Don Claire që mendoi se do të ishte një ide e shkëlqyeshme për të zgjedhur një lloj kafshe – jo domosdoshmërisht një qen – si kryetar të bashkisë së qytetit, si një ngjarje historike për mbledhjen e fondeve,” shpjegoi ajo.
Qyteti i lumit Ohio, me pak më shumë se 500 njerëz, është në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike pjesërisht për dyqanin e tij të vjetër, të ndërtuar rreth vitit 1831.
Noland tha se ekziston një komunitet i apasionuar pas qenve në qytet – përfshirë edhe atë vetë.
Ajo thotë se ushqen kotele dhe mace, stërvit qen shpëtimi dhe ka dy qen shpëtimi përveç bulldogut francez të saj.