Në rast se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, humb zgjedhjet dhe nuk pranon të dorëzojë pushtetin, të njëjtit njerëz që janë kujdesur për sigurinë e tij, do të sigurohen që ai të lërë Shtëpinë e Bardhë, shkruan Newsweek.
Megjithatë, duke parë të dhënat më të fundit Trump është shumë afër humbjes në garën për një mandat tjetër – për president të Shteteve të Bashkuara.
“Shërbimi Sekret do ta shoqëronte jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të silleshin me të njësoj si me çdo person tjetër”, ka deklaruar për Newsweek një ish-zyrtar amerikan dhe dy ekspertë.
A do të merrte pjesë Trump në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri apo jo?
Nga ky pozicion Trump do t’i humbte të gjitha privilegjet e transportit, siç është aeroplani presidencial Air Force One apo limuzina e blinduar e presidentit.
Në thelb do të ndodhë ajo që sistemi e përcakton pavarësisht nëse ai do të binte dakort ose jo. Trump gjithashtu që është në disavantazh dhe rrezikon të humbasë statusin e Komandantit Suprem, dhe kjo nënkupton se Pentagoni nuk mund t’i dalë në mbrojtje nëse Biden betohet si president.
Asnjë president nuk ka refuzuar kurrë të transferojë pushtetin gjatë historisë amerikane.
Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret nuk iu përgjigjën kërkesës së Newsweek për të komentuar rreth kësaj çështjeje.