Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 042 teste dhe prej tyre 947 kanë rezultuar pozitivë. Kryeson Shkupi me 530 rate të reja, e ndjekur nga Tetova me 54 dhe Ohri me 43. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 30 pacientë nga COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 691 persona. Rastet aktive me koronavirus në vend janë 15 116.
„Numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 30, gjashtë pacientë nga Shkupi (57, 66, 80, 64, 54 dhe 68v), pesë nga Kumanova (58, 64, 67, 68 dhe 78v), një pacient nga Shtipi (67v), tre nga Prilepi (58, 57 dhe 72v), pesë nga Tetova (83, 60, 62, 69 dhe 58v), një pacient nga Manastiri (78v), pesë nga Kavadari (73, 74, 70, 77 dhe 70v), një nga Gostivari (67v), dy nga Radovishi (71 dhe 68v) dhe një pacient nga Koçani (52v)“, njofton Ministria e Shëndetësisë.