Vajza e Donald Trump mund të nisë një karrierë të veçuar politike në SHBA pas dështimit të presidentit për t’u rizgjedhur.
Mediat kryesore amerikane po inkurajojnë Ivanka Trump të distancohet nga kampi republikan dhe thonë se kjo do të ishte e mirë për një të ardhme të saj në elitën politike të vendit.
39-vjeçarja ka qenë e përfshirë në fushatën politike të atit, por tashmë duket se ka ndryshuar mendim teksa qëndron e heshtur për pretendimet e manipulimit të votave të Donald.
Vëllezërit e saj Eric, 36 vjeç, dhe Donald Jr, 42, kanë folur në mbështetje të pretendimeve të babait duke kërkuar rinumërim dhe eliminim të shkeljeve të supozuara.
Studiuesi politik Andrew Hughes, tha per mediat: ” Është një lëvizje e zgjuar – bijtë po mbrojnë babanë por ata e dinë se ai nuk mund të fitojë zgjedhjet.
Ivanka është ndoshta më e zgjuara mes Trumpëve, është e re dhe ka një imazh të mprehtë të cilën republikanët duhet të portretizojnë”!