Rriten rastet e infektimeve me koronavirus në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 40.902 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që numri i të vdekurve është ulur pak në krahasim me dje.
Nga të dhënat e publikuara nga autoritetet italiane, mësohet se 550 persona kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës. Kujtojmë se dje u regjistruan 37.978 raste pozitive me COVID-19 në Itali, ndërsa humbën jetën 630 persona.
Ndërkohë që në total, numri i të prekurve ka shkuar në 45 139.