Janë mbi 15 milionë raste të koronavirusit në Evropë, sipas llogaritjeve nga agjencia “France Presse”, bazuar në të dhënat zyrtare. Në shtatë ditët e kaluara, janë regjistruar 265,000 infeksione të reja, një rënie prej 9% krahasuar me javën e mëparshme.
52 vendet e kontinentit të vjetër mbeten më të prekurit në botë, përpara Amerikës Latine dhe Karaibeve me 12.1 milionë raste dhe Azisë me 11.5 milionë. Në total, mbi 55 milionë njerëz në botë janë infektuar nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë Spanja ka regjistruar një shifër të lartë të vdek*urish nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 435 humbje jete.
Mediat spanjolle raportuan se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1,510,023 dhe ai vdekjeve në 41,688, ndërsa mbi 219,000 njerëz rezultuan pozitivë me koronavirus në dy javët e fundit.