Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami, është infektuar me COVID-19. Vetë ministrja në një postim në mediat sociale konfirmon se pas testit të kryer ka rezultuar pozitive dhe shton se është izoluar në banesë.
“Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja!”, shkruan Bajrami.
Më herët është konfirmuar me COVID dhe kryetarja e Kuvendit, e cila njëherësh është dhe Presidente në detyrë, Vjosa Osmani.
Ministrja e Financave nuk është e para në qeveri që është konfirmuar me COVID, pasi virusin e ka kaluar dhe Kryeministri Avdullah Hoti./tvklan.al