Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 192.805 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që në shtatë ditët e fundit, infeksionet e reja kanë tejkaluar 1.15 milion.
Ndërkaq Rusia ka arritur një rekord të ri sa i përket numrit të viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi në 24 orë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Operacioneve të Koronavirusit, në 24 orët e fundit në vend, janë konstatuar 467 vdekje të shkaktuara nga virusi dhe 24,822 infeksione të reja.
Këta janë numrat më të lartë deri më tani të regjistruar në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve rritet kështu në 2,064,768. Viktimat, sipas të dhënave zyrtare, janë 35,778 në total.
Vetëm në Moskë, 7,168 raste të vdekjeve Covid-19 dhe 74 të vdekjeve janë regjistruar ditën e fundit.