Ndërron jetë gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Refik Zenku.
Gazetari nga Kërçova ka ndërruar jetë sot në orët e pasditës si pasojë e Covid-19.
Gazetari ishte infektuar me virus, në pjesën e dytë të muajit tetor dhe për katër javë ka qenë në gjendje ko*me.
I ndjeri më herët ka vuajtur nga një sëmundje në mushkëri.
Gazetari Refik Zenku ka qenë gazetar në disa media vendase.