Ballina Aktualitet RMV, Qeveria bëri emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucione...

RMV, Qeveria bëri emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucione të ndryshme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe anëtarëve në institucionet shtetërore që janë nën kompetanca të saj, transmeton Portalb.mk.

Qeveria shkarkoi Amet Axhiun nga detyra e tij si drejtor i Institucionit Publik – Parku Kombëtar Pelister – në Manastir dhe në vend të tij emëroi Osman Shukriun.

Gjithashtu Qeveria në seancën e sotme vendosi të shkarkojë Trajçe Angelovskinnga detyra e tij – anëtar i Këshillit për partneritet publiko- privat, me kërkesë të tij për shkak të konfliktit të interesit.

Qeveria shkarkoi Elpida Mladenovskën me kërkesën e saj, si anëtare e Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e funksionimit materialo-financiar të Ndërmarrjes Publike  për menaxhimin e pyjeve të shtetit “Pyjet Kombëtare” dhe në vend të saj të emëroi Risto Pecov.

Gjithashtu, me kërkesë të tij shkarkoi dhe Gjoko Talevskin si anëtar i Bordit Drejtues, përfaqësues i ISHP Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir.

Qeveria shkarkoi Dejana Nikolovën nga pozicioni si si anëtare e Bordit Drejtues të Qendrës Ndër-Komunale për Punë Sociale Sveti Nikollë, me kërkesë të saj dhe në vend të saj të emëroi Katerina Seneva Koneva.

Qeveria shkarkoi Nikolla Kamçeviv nga detyra e tij si anëtar i Bordit Drejtues të ISHP – Radovish me kërkesë të tij, i zgjedhur si noter publik.

Qeveria emëroi Veselin Stojçevskin, anëtar të Bordit Menaxhues të ISHP-së Qendra Shëndetësore “Dr. Çaim Abravanel” në Manastir.

Qeveria emëroi Eran Kurtish me detyrë, Drejtor i Agjencisë për Ushtrimin e të Drejtave të Komuniteteve.

Me vendimin e Qeverisë në seancën e sotme Dragoljub Filiposki u largua nga detyra si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të SH.A për shërbimet e aeroportit “Aeroportet në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në pronësi të shtetit dhe në vend të tij u zgjodh Binas Pajaziti.

Qeveria vendosi të shkarkojë Zoran Ivanovin nga pozita e anëtarit të Bordit Mbikëqyrës të  “Agjencisë mediatike informative” në Shkup, në pronësi të shtetit për shkak të gjuhës së urrejtjes shprehur ngaj bullgarëve.

Qeveria miratoi vendimin e Bordit të drejtorëve të Fondit per Sigurim Pensional dhe Invalidor për zgjedhjen e Shaip Zendelit, zëvendës drejtor i këtij institucioni.

Qeveria zgjodhi Muhamed Zekirin, sekretar shtetëror.