“Sonte në kuadër të festës kushtuar Ditës së Flamurit, para shfaqjes të filmit tim dokumentar Rrënjët Shqiptare – Dheu Danez, kolegët e mi më bënë një suprizë që nuk mund ta harroj asnjëherë. Duke e vlersuar mundin tim për kontributin e dhënë në ruajtjen e identitetit kombëtar, më dhanë mirënjohje dhe dhurata tepër të cmueshme.
Faleminderit Ibrahim Xhemajli, Berat Batiu, Adnan Aliti dhe Prof. Bedri Bytyçi!
Ju jam cdoherë mirënjohës!”, shkruan regjisori dhe veprimtari i njohur shqiptar në Danimarkë, Ixhet Lutfiu.
Gazetari dhe regjisori Ixhet Lutfiu ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm profesional, si autor i një numri të madh programesh e emisionesh televizive në Danimarkë. Krahas projekteve artistike, ka realizuar edhe dokumentarin “Rrënjët Shqiptare – Dheu Danez”, i cili trajton aspekte të jetës, veprimtarisë dhe arritjeve të Diasporës shqiptare në Danimarkë.
28 Nëntorët e Lavdishëm, manifestimi qendror i Festave të Nëntorit në Kopenhagë | 28 Nëntor 2020
Shqiptarët në Literaturën Daneze nga viti 1709 deri në vitin 2020.
Nga vizita e Bibliotekës – Muze të Ixhet Lutfiut
Ixhet lutfiu është me origjinë nga Veshalla e Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Tetovë. Në Univerzitetin e Kopenhagës (pa shkëputje nga puna) ka përfunduar studimet në drejtimet Shkencat e Filmit dhe të Medias si dhe Studimet për Minoritetet.
Njëkohësisht (poashtu pa shkëputje nga puna) ka qenë i angazhuar vullnetarisht që nga viti 1991 si gazetar e udhëheqës në RTV “Zëri i Kosovës” me seli në Kopenhagë, me ç’rast ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm profesional si autor i qindra programeve e emisioneve në këtë medium.
Krahas filmave tjerë është autor edhe i filmit dokumentar “Rrënjët Shqiptare – Dheu Danez”, në verzionin shqip (6 orë) dhe në verzionin danez (2 orë).
Anglishtja e tij perfekte i ka mundësuar që të jetë njohës i historisë, kulturës e traditës të shumë popujve në botë.
Është dashamir i muzikës, sportit e artit në përgjithësi por pasioni i tij i veçantë është libri. Dhe duke pasur librin të përzemërtë Ixheti është një nga koleksionistët më të dalluar në Danimarkë (ndoshta i vetmi nga shqiptarët e këtueshëm) që ka grumbulluar thuajse të gjitha librat që danezët kanë shkruar për shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe librin unik të Ludvig Holbergut kushtuar heroit tonë kombëtar Skenderbeut, botuar për herë të parë në vitin 1739.
Për këtë pasion dhe për një pjesë të aktivitetit të tij të çmuar kohë më parë shkroi edhe gazeta Epoka e re në Prishtinë, por ne sot teleshikuesve tonë do ju sjellim më shumë nga ky thesar të koleksionistit të pasionuar Ixhet Lutfiu.